Një fije e vogël shprese/ Ky është kombinimi i vetëm se si Kombëtarja Shqiptare mund të kalojë në “play off”

Humbja me Poloninë e ka ndryshuar situatën në Grupin I për Shqipërinë, pasi shanset për të zënë vendin e dytë dhe për të mbajtur gjallë shpresën për të shkuar në Botërorin “Katar 2022” janë minimizuar.

Advertisements

Historia është përsëritur njëlloj si para 35 viteve, ku Polonia më 30 Maj 1985 erdhi dhe na mundi si mbrëmë, me rezultatin 1-0, duke na shuar asokohe ëndrrën për të shkuar në Botërorin e Meksikës.

Me humbjen e fundit, Polonia na ka parakaluar në renditje dhe tani kuqezinjtë nuk e kanë më në dorë fatin e tyre për të siguruar fazën “play off”, raund i cili zhvillohet mes 10 skuadrave më të mira në grupe dhe dy ekipeve që vijnë nga Liga e Kombeve.

Advertisements

Nëse deri para Polonisë e kishim vetë në dorë, tani llogaritë e Shqipërisë janë të varësi të ecurisë së Polonisë, kryesisht në ndeshjen e fundit, ku në shtëpi pret Hungarinë.

Më saktë, kombinimi i vetëm është ky: Kombëtarja duhet të fitojë në Angli dhe me Andorrën, ndërsa Polonia të humbë një nga ndeshjet, me Andorrën ose Hungarinë në shtëpi. Teorikisht kjo ka pak gjasa të ndodhë, por është i vetmi kombinim për play-off.

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBùllizuan vajzën e vogël dhe videoja u bë virale, vjen reagimi nga Erjona Rusio (VIDEO)
Artikulli tjetërMinistria bën paralajmërimin/ Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit drejt Kosovës, ja çfarë duhet të bëni