Jane siguruar pamjet e momentit kur 36-vjeçari Klodjan Osmenaj i vendosi flakën apartamentit ku jetonte bashkë me nënën në zonën e “Astirit” në Tiranë. Sikur duket edhe nga videoja, djali pasi i vuri zjarrin shtëpisë ka dalë në ballkon dhe shikon si e përpinë flakët dritaren dhe gjithçka që kishte brenda.

Advertisements

Fqinjët u shprehën se e ëma Hava Osmenaj nuk pranoi që të zbriste nga kati i tretë pa marrë djalin, i cili nuk dilte se kishte frikë policinë. Por të dy mbetën brenda duke u bllokuar nga flakët dhe në fund u detyruan të hidheshin nga kati i tretë për të shpëtuar.

Si pasojë e plagëve, e moshuara ndërroi jetë në spital, ndërsa djali është në gjendje të rëndë. Ai dyshohet se vuan nga problemet mendore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements