Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin norvegjez Kongsberg. Disa persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një person i ka sulmuar me harqe me shigjeta në rrugë.

Advertisements

Policia ka arrestuar një person të dyshuar si autor i ngjarjes në Kongsberg, i cili ndodhet 85 kilometra në perëndim të kryeqytetit Oslo.

“Një person është neutralizuar…nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm”, njoftoi policia, e cila nuk dha numrin e viktimave, duke shtuar se i dyshuari sulmoi njerëzit në disa vende para se të arrestohej.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements