Lori Hoxha zbulon emrat që janë kontaktuar për të qenë pjesë e Big Brother VIP

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, Lori Hoxha ka zbuluar se cilët emra janë konktaktuar nga produksioni për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme të BB VIP.

Advertisements

Lori tregoi se personazhet e kontaktuar janë: Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Ema Andrea, Bleona Qereti, Alex Seitaj, Paloma, Fatma Haxhialiu, Roza Lati, Mihrije Braha e shumë e shumë të tjerë.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë kriter bazë ku produksioni është fokusuar, Lori u përgjigj:

Advertisements

“Kriteri i parë ishte që ata të kishin një lloj njohje në publik. Ky është kriteri bazë i patntës së “Big Brother VIP”. Sigurisht që kemi pasur indikacione shumë të saktësuara nga grupi i “Big Brother” në Hollandë. Ne kemi kontaktuar shumë. Në fakt unë vetë kam qenë shumë e distancuar nga përzgjedhja e personazheve sepse mendoj që produksioni duhet të qëndrojë larg pjesës së kontentit që mos të ndikoheshin nga pëlqimet personale.

Sigurisht që ne duam të ketë karaktere të forta, njerëz që i qendrojnë një mendimi të caktuar, që janë një model i mirë për shoqërinë. Që kanë dçka për të ofruar, kanë një lloj talenti dhe i përkasin një lloj industrie të caktuar në Shqipëri. Jemi munduar të mbajmë sa më shumë grupe të ndryshme njërëzish, sepse ky është thelbi i “Big Brother” në fund të ditës. Se si funksionojnë disa njerëz të kritereve të ndryshme në një ambient të përbashkët. Të gjithë njërzit që ti nuk ke nevojë t’i pyesësh për emrin, kanë një lloj imapkti në publik. Ne jemi munduar të ftojmë brenda shtëpisë së “Big Brother” persona që kanë një lloj influence.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFisniku flet për ndarjen nga Fjolla, ja çfarë fshihet pas fshirjes së fotove bashkë
Artikulli tjetërRudinës i ndodh incident kur po kërcente me Markun dhe për pak sa nuk rrëzohet (Video)