“Kjo është diktaturë për ne”/ Protesta për rritjen e çmimeve, flet i moshuari

TIRANË- Një i moshuar në protestën e sotme para krueministrisë për rritjen e çmimeve i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mendojë edhe opër hallexhinjtë pasi i ka shkelur me dy këmbë.

Advertisements

Ai është shprehur se kjo është si diktaturë për ta, duke shtuar se ka futur në institucione njerëzit e partisë dhe nuk kanë bërë asnjë analizë për çmimet që kanë ngritur. I moshuari gjithashtu tha se në momentin që e zuri Covid-19 është futur për borxhe për të marrë ilaçe, ndërkohë që ka shtuar pyetjen se ku i gjejnë lekët deputetët që shkojnë me makinë luksoze në Kuvend.

Unë kam punuar në ekonominë shqiptare. Kryeministër mendo për ne hallexhinjtë, na ke shkelur me të dyja këmbët. Unë nuk kam punuar jashtë shtetit. Sot jemi më të varfër se kurrë. Kjo qenka diktaturë për ne. Sa duhet të konsumoj unë në ditë. Ti ke futur në institucione shtetërore njerëzit e partisë. Nuk janë specialist të fushës. A ke bërë ndonjë analizë për çmimet që keni ngritur.

Advertisements

Si do e përballojmë ne me një pension të ulët. Ne e quanim diktaturë në atë kohë, por çmimet ishin të përballueshme. Sot marrim ilaçe të skaduara. Ushqimet janë skandaloze. Çfarëdo dhe kudo të marrësh janë me hormone. Kush pyet për neve. 140 deputetë shkojnë në Kuvend me makina luksoze, ku i gjetën të gjithë këta lekët? Po të vish në Shkozë janë dy kanale të ujërave të zeza. Unë kam kaluar COVID-inë dhe kam harxhuar 500 mijë lekë, ku i gjej unë këto lekët, jam futur në borxhe,” tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Turp për ata që na shohin nga kafja”, mbyllet protesta për rritjen e çmimeve! Ja lajmërimi radhës
Artikulli tjetërShteti bën gati ligjin, ndëshkim të rëndë prindërve për sjelljen e keqe të fëmijëve