Ishte dhunuar disa vazhdimisht nga i biri/ E moshuara që humbi jetën pas zjarrit në Astir refuzonte mbrojtjen: “Djali ka nevojë për mua”

Në derën e familjes Osmënaj, banea e së cilës ndodhet në katin e tretë të pallatit Fratari, i cili ndodhet në rrugën “Tom Plazha”, policia kishte shkuar disa herë.

Advertisements

Shkak i vizitës së bluve të komisariatit nr.6 ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati, pasi Klodian Osmënaj e dhu nonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjecare Hava Osmënaj, e cila mbeti viktimë e teagjedisë së mëngjesit të djeshëm.

Edhe pse e moshuara dhu nohej vazhdimisht nga djali i saj ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dh unë në familje.

Advertisements

Sipas informacioneve që Fax News ka siguruar, mësohet se viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhun ohej nga djali nuk nuk kish pranuar që të pajiset me urdhër mbrojtje edhe kur i ish ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Ndërkohë mësohet se ekspertët pas mbledhjes të të gjithë provave në banesën e shkrumbuar është në pritje të përgjigjes së ekspertizës për të mësuar vatrën e parë të zjarrit.

Përvec banesës së familjes Osmënaj e cila është shkrumbuar tërësisht, mësohet se dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në katin e tretë, ku dëmtime kanë pasur dyert e katit ku ndodhej banesa. Gjithashtë mësohet se si pasojë e flakëve ka marrë dëmtime edhe një fqinje e nënë e bir.

Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasen me iniciale M. G., rreth 50-vjecce, e cila ka marrë dëmtime të lehta pasi tentoi të shpetonte nga djegia tenden e ballakonit të saj, që ndodhet një kat sipër banesës së shkrumbuar.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Në pamundësi për të dalë nga dera, Hava Osmënaj, 62-vjeçe dhe Klodjan Osmënaj, 36-vjec, në caste paniku, u hodhën nga ballkonj për t’u shpëtuar flakëve, ku Havaja, humbi jetën ndërsa djali i saj ndodhet në spital.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJu njohim me Këmbimin Valutor, 17 Tetor 2021
Artikulli tjetërE tradhëtoi dhe e dhunoi për disa vite, kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit? (FOTO)