“Ish-it i paguaja borxhet”/ Habit Fifi: E çova për pushime, ai u kthye me tjetrën!

Fifi tha se ish-i dashuri e la sepse nuk i ngjante vajzës së qeshur në ekran dhe qate shumë, edhe pse sipas saj ajo i paguante borxhet me të ardhurat nga ekrani.

Advertisements

“Për ata unë mendoj shumë, se nuk besoj më, se e kam përjetuar vetë me dhënë gjithçka për një njeri, edhe me u zgjuar një ditë papritur. Edhe me të thënë unë nuk të kam dhënë shpresa. Njëjtë më ka ndodhur edhe me atë para këtij të fundit. Kam qenë me të, u nda me mua se nuk i pëlqente që unë qaja. Se kur u njoh me mua, më pa në televizion vetëm duke qeshur dhe pas një viti e gjysmë ju ka kujtua që unë edhe qaj, dhe më thoshte ti po qan shumë. Ndërkohë ankohej për gjendjen ekonomike dhe ato para që unë i fitoja i paguaja borxhet”, ka thënë Fifi.

Mesa duket sjellja e tij i duket Fifit mosmirënjohje pasi këngëtarja rrëfen se ai i përdori lekët e Fifit për të shkuar me pushime ku u njoh dhe me një vajzë tjetër, me të cilën më pas e tradhëtoi.

Advertisements

Në një rast ai shkoi dy javë në Greqi me paratë e mia. Kur u kthye kishte nisur një lidhje tjetër dhe kthehej vetëm kur nuk ia hapte telefonin ajo tjetra”, ka rrëfyer ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakModeratorja shqiptare darkon tek “Nusreti”, ja fatura e majme që pagoi! (FOTO)
Artikulli tjetërI fundit! Incidenti në Shqipëri-Poloni, reagon FSHF: Tifozët polakë goditën shqiptarët për dy orë!