Ilir Alimehmeti nxjerr fantastik: Koronavirusi, zbulohet trajtimi më efikas i momentit

Mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë lidhuur me një mënyrë efikase për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Me anë të një postimi në Facebook, mjeku shkruan se një studim i publikuar në prestigjiozen JAMA më 21 Shtator 2021, ka dalë në përfundimin se antitrupat monoklonalë funksionojnë mirë në mbrojtjen e të infektuarve.
POSTIMI

Advertisements

Bëj sa më shumë të mundesh PËR pacientin dhe vepro sa më pak të mundesh MBI pacientin.”
Cit.: Dr. Bernard Lown (çmim Nobel për Paqen – 1985)
A funksionon terapia me antitrupa monoklonalë?
Po! Funksionon, dhe funksionon shumë mirë miqtë e mi!
Pavarësisht përdorimit të emergjencës të dhënë nga FDA-ja që më 21 Nëntor 2020, ka tentativa të vazhdueshme për të ndaluar apo frenuar globalisht përdorimin e terapisë jetëshpëtuese me antitrupa monoklonalë!

Studime pas studimesh e vërtetojnë efektin e tyre jetëshpëtues!
Studimi i publikuar në prestigjiozen JAMA më 21 Shtator 2021, është pranuar për publikimin që më 19 Korrik 2021.
Dy muaj të humbur kot miqtë e mi! PSE? Studiuesit e Whiteriver Indian Hospital, Arizona (SHBA) morrën në studim:
481 pacientë që përmbushnin kriteret për risk të lartë të specifikuar në EUA (emergency use authorization), nga të cilët
201 pacientë (41.8%) morrën trajtimin me antitrupa monoklonalë,

Advertisements

280 pacientë (58.2%) nuk e morrën trajtimin me antitrupa monoklonalë.
acientët që e morrën trajtimin me antitrupa monoklonalë:
Ishin më të vjetër në moshë:
50 vjeç mosha mediane e pacientëve të trajtuar;
43 vjeç mosha mediane e pacientëve të patrajtuar.

Kishin më shumë sëmundje bashkëshoqëruese:
56.7% e pacientëve të trajtuar kishin ≥2 sëmundje;
44.6% e pacientëve të patrajtuar kishin ≥2 sëmundje.
Pra, duke qenë më të vjetër në moshë dhe me më shumë sëmundje, pritet që pacientët e trajtuar me antitrupa monoklonalë të ishin më të pafavorizuar në ecurinë e COVID-19.
Por çfarë ndodhi?

Pacientët e trajtuar me antitrupa monoklonalë patën ecuri shumë më të mirë se sa pacientët e patrajtuar!
Patën nevojë për vizita mjekësore akute:
29.4% e pacientëve të trajtuar me antitrupa monoklonalë, kundrejt
48.6% të pacientëve të patrajtuar, pra
ulje me 39.5% e riskut për vizitë mjekësore akute.
U shtruan në spital:

7.4% e pacientëve të trajtuar me antitrupa monoklonalë, kundrejt
42.9% të pacientëve të patrajtuar, pra
ulje me 59.4% e riskut për t’u shtruar në spital.
U shtruan në terapi intensive:

0 pacientë të trajtuar me antitrupa monoklonalë, kundrejt
12 pacientëve (4.3%) të patrajtuar, pra
efektivitet 100% kundër shtrimit në terapi intensive.

Humbën jetën:
0 pacientë të trajtuar me antitrupa monoklonalë, kundrejt 8 pacientëve (2.9%) të patrajtuar, pra
efektivitet 100% kundër humbjes së jetës.
8 vd ekjet ndodhën të gjitha në pacientë që i plotësonin kriteret për trajtimin me antitrupa monoklonalë, por të cilëve nuk iu ofrua ky trajtim!

Pra, miqtë e mi, antitrupat monoklonalë funksionojnë dhe funksionojnë shumë mirë! Duhet t’i importojmë në Shqipëri sa më shpejt!
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk e durojnë njera-tjetrën! Ja shenjat e horoskopit që janë kombinimi më i keq
Artikulli tjetër‘S’po duroj më shumë’, Fifi bën për të qarë Ilir Shaqirin(Video)