Kur një UFO gjigand dëmton armët bërthamore nën vëzhgimin e kapitenit të forcave ajrore amerikane Robert Salas, ky i fundit besoi se njerëzimit po i përcillej një mesazh.

Advertisements

Por pavarësisht se raportoi atë që pa, ai dhe komandanti i tij u detyruan menjëherë të nënshkruanin një zotim se nuk do të flisnin kurrë për atë çfarë ndodhi atë ditë, në njërin prej takimeve më befasuese në historinë e jashtëtokësorëve.

Kapiteni Salas pretendon se incidenti i çuditshëm u zhvillua në 24 Mars 1967, në Bazën e Forcave Ajrore Malmstrom në Montana, SHBA, gjatë kohës kur ai ishte mbikqyrësi në detyrë i një strukture të fshehtë të kontrollit të lëshimit nëntokësor.

Duke folur për The Sun, Salas u shpreh se “ishte përgjegjës për dhjetë raketa bërthamore në kohën kur një UFO erdhi dhe fluturoi mbi objekt.

Advertisements

“ Unë isha nëntokë, i mbyllur në një kapsulë betoni. Më raportuan rojet për situatën e pazakontë; gjithcka u fik, sistemet ranë, të dhjetë raketat tona nukleare Minuteman u dëmtuan dhe kjo ishte praktikisht e pamundur, pasi ato kishin të gjithë kontroll të pavarur. Një sulm i tillë, sipas Salas, nënkuptonte qartë një nivel sofistikimi që i kapërcejnë aftësitë njerëzore dhe ishte vepër e alienëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP