I mori nga Rinasi, kushëriri i Klinton Pirës: U përqafuan, gjatë rrugës…

Hetimet për vrasjen e 31-vjeçares ganeze Jawsackie Jaboah vazhdojnë. Ajo u vra nga partneri, 26-vjeçari Klinton Pira, i cili pas krimit u hodh nga kati i tetë, duke gjetur vdekjen.

Advertisements

Ende nuk dihet arsyeja që i ka çuar në këtë pikë. Policia ka marrë në pyetje kushëririn e 26-vjeçarit, i cili pasditen e të shtunës ka marrë nga Rinasi shtetasen ganeze, së bashku me Klintonin.

Ai ka treguar se gjatë rrugës nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë mes çiftit. Sipas tij, ata janë përqafuar dhe kanë biseduar qetë me njëri-tjetrin.

Advertisements

Policia nuk ka mundur të sigurojë ende dëshminë e nënës dhe të familjarëve më të afërt të Klinton Pirës, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike të tyre.

Burimi: “Abc News”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk është Arjan Konomi, Arbana Osmani zbulon dy opinionistët e “Big Brother Vip”
Artikulli tjetër‘Ai idioti’, Milaim Zeka tregon ç’bëri pasi u prish fejesa 5 vjeçare e vajzës së tij