I fundit! Mbërrijnë ekspertët rusë, refuzojnë të flasin për mediat

Përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë kanë mbërritur këtë mesditë tek Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të marrë të dhëna mbi humbjen e jetës se mistershme të katër turistëve rusë, mbrëmjen e të premtes, në një hotel në Qerret të Kavajës.

Advertisements

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se diplomati rus nuk ka pranuar të komentojë për media, por është futur direkt në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku po qëndron prej disa minutash.

Nga të dhënat e para nga Mjekësia Ligjore dyshohet se shkak për vd ekjen e turistëve është bërë asfiksia, ndonëse nuk dihet ende se nga se ka ardhur ajo.

Advertisements

Janë disa pista hetimi deri më tani mbi tragjedinë e katërfishtë, ku së pari është përdorimi i tepruar i klorit në pishinën ku u gjetën vikt imat, por edhe mosventilimi i mjaftueshëm i ambientit, ndërsa nuk përjashtohet edhe helmimi.

Dosja e ngjarjes po shihet me shumë kujdes nga ekspertët, për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë gjetur vdekjen të katër turistët, çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Nga ana e tyre, ekspertët e Mjekësisë Ligjore janë shprehur se kanë pasur vik tima nga klori edhe më herët, por jo katër raste njëherësh.

Për këtë arsye, Prokuroria e ka regjistruar ngjarjen si vr asje e mundshme, por pa pasur një autor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin
Artikulli tjetërStudentët e FSHN-së ia dalin! Pas protestave te Ministria e Arsimit lejohen në auditor edhe pa vaksinë e tampon