I besoni telefonit tuaj? Ja çfarë thotë studimi i ri për të dhënat tuaja personale…

Sa i besoni telefonit tuaj celular?

Advertisements

Si shumë njerëz, ju ndoshta e mbani celularin tuaj në xhep gjatë gjithë kohës. Madje mund të jeni i dashuruar me këtë pajisje, të cilës i besoni të gjitha sekretet dhe fotot tuaja më intime.

Megjithatë, telefonat inteligjentë Android janë shumë larg të qenit të besueshëm, sipas një studimi të fundit.

Advertisements

Studimi, i cili u krye nga ekipet e Universitetit të Edinburgut në Skoci dhe Trinity College Dublin në Irlandë, ka zbuluar disa sekrete që lidhen me përdorimin e telefonave inteligjentë të pajisur me sistemin Android.

Profesori Doug Leith nga Trinity College Dublin, së bashku me Dr.Paul Patras dhe Haoyu Liu nga Universiteti i Edinburgut, analizuan të dhënat e dërguara nga gjashtë variante të Android Os të zhvilluara nga Samsung, Xiaomi, Huawei, Realme, LineageOS dhe e/OS.

Ajo çfarë ata zbuluan është se “edhe kur konfigurohet minimalisht dhe celulari nuk është në gjendje pune, këto variante të Android të personalizuara nga shitësit transmetojnë një sasi të konsiderueshme informacioni tek zhvilluesi i OS dhe gjithashtu tek palët e treta (Google, Microsoft, Linkedin, Facebook etj) që kanë para-aplikacionet e instaluara të këtij sistemi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Ndërron jetë në lule të rinisë 21-vjeçari tek Infektivi, ishte prekur nga Covid-19
Artikulli tjetërCovid thyen të gjitha rekordet në këtë shtet: Mbi 32 mijë raste dhe 999 të vdekur