Habit mbesa e Bujar Nishanit, tregon vështirësitë në Milano: Nuk kisha bukë të haja(Video)

Mbesa e ish-presidentit Bujar Nishanit, Beniada së fundmi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka rrëfyer një episod të vështirë të jetës së saj.

Advertisements

Gjatë një bashkëbisedimi me këngëtaren, Semi Jaupaj, Beniada ka treguar se para 10 vitesh ajo ishte në gjendje të keqe ekonomike.

“Para 10 vitesh pa bukë në Milano, numëroja lekët të mos i harxhoja. Paguaja një sanduic, një ujë. Kisha 50 euro të qëndroja tre ditë”, tha Beniada.

Advertisements

Gjithashtu më herët ajo tregoi dhe një ngjarje e cila ndodhi verën e këtij viti kur ishte në Vlorë. Beniada rrëfeu se gjatë kohës që ajo po notonte disa dallgë të forta e kishin goditur duke bërë që ajo të pinte shumë ujë.

Më tej Beniada tha se ishte një i afërmi i saj i cili u fut në ujë për ta shpëtuar dhe nëse nuk do të ishte ai situata mund të kisht përfunduar fatale për të.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArmë dhe ulërima/ Detaje tronditëse nga ngjarja që ndodhi në Tiranë, mes të lënduarve dhe Gazetari
Artikulli tjetërUlje drastike e temperaturave deri në -1 gradë/ Flet meteorologia Adiola Bani: Ja si do jetë moti gjatë javës