Shqipëri-Poloni është mbyllur me një gjest të shëmtuar nga ana e tifozëve vendas dhe me shumë tension.

Advertisements

Sfida e vlefshme për fazën kualifikuese për Katar 2022 është ndërprerë për 20 minuta për shkak të reagimit të tifozëve shqiptarë pas golit të polakëve.

Pasi publiku vendës është qetësuar, ndeshja ka vazhduar dhe miqtë kanë arritur të marrin në shtëpi tri pikë shumë të rëndësishme. Megjithatë, tifozët e Shqipërisë e kanë përsëritur gjestin e shëmtuar në përfundim të takimit, duke hedhur përsëri shishe nga shkallët.

Pikërisht gjatë kësaj “dallge” të dytë, portieri i Juventus-it dhe i Polonisë, Szczesny, ka reaguar “në mënyrën e tij”.

Portieri në fillim ka duartrokitur në mënyrë ironike dhe më pas ka marrë një shishe dhe ka pirë nga ajo. Një imazh që nuk ka kaluar pa u vënë re nga rrjetet sociale dhe që është bërë menjëherë viral.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP