Dy vite nga tërmeti tragjik/ Ahmetaj: Nga kjo datë nis shpërndarja e banesave për të dëmtuarit

Dy vjet pas tërmetit tr agjik të 25 nëntorit, zëvendëskryeministri ka njoftuar se së shpejti, banorët e prekur do të futen në banesat e reja.

Advertisements

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj njoftoi se shpërndarja do të bëhet sipas listës prioritare për disa kategori, ndërsa për qytetarët e tjerë, procesi do të jetë nëpërmjet shortit publik transparent.

“Një vendim tejet i rëndësishëm për qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti që ka të bëjë me mënyrën e shpërndarjes së njësive individuale dhe apartamenteve duke filluar 25 nëntori një mënyrë transparente, pasi kalon lista prioritare në bazë të ligjit që ka të bëjë me disa kategori si; familjet në nevojë, familje me ndihmë ekonomike, nëna e pensionistë të vetmuar, familjet e policëve të vrarë dhe mënyra do të shpërndahen me short publik transparent.

Advertisements

Qytetarët do të jenë përballë shortit publik ku do të përputhet vlerësimi me apartamentet, familjet përballë një procesi transparent dhe publik”, tha Ahmetaj, pas mbledhjes së qeverisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Vjen si pilaf, flet kot”, plas sherri mes Monika Lubonjës dhe Ardit Çunit në “Big Brother”
Artikulli tjetërPlagosja e 22-vjeçarit te “Komuna e Parisit”, shkaku i ngjarjes dyshohet të jetë bërë një vajzë