“Të konsideroj mik”/ Rama ia thotë troç Bashës: Mos e bëj gojën qenef!

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama është kujdesur të thojë disa fjalë për Lulzim Bashën duke thënë se nuk duhet të imitojë Sali Berishën.

Advertisements

Duke përmendur faktin se reagoi ashpër ndaj Shalsit, Rama tregoi se çfarë këshillash i dha Bashës për të mos “imituar” Berishën. Në përfundim, theksoi se e ka konsideruar dhe e konsideron mik kreun e PD.

Rama: Ti je hallexhi për momentin, zgjidh hallet e tua por një gabim mos bëj, të mos hysh në garë me atë të foltores duke e bërë gojën qenef. Në këtë fushë është më i mirë se ty se është origjinali, ti kopja. Për qenef është botërisht i Shqipërisë. Ti mos bëj konkurrencë qenef me qenef se je shumë pllakë marolike për të qenë si ai.

Advertisements

Duke qenë se kam një dobësi, mbase dhe cështje moshe. Sa i përket pjesës me kë në krye, e dinë shqiptarët. Kush në krye ku është pjesa juaj, nuk ju përzihem. Meqë kam një dobësi, mbase dhe cështje moshe duke qenë pak më i madh, përsërita atë që i kam thënë “Mos e imito atë, imitove atë, re në gropë.

Si ai nuk bëhesh dhe mos u bëfsh kurrë. Jin ë lartësinë e flokëve të krehuhra, të kostumit të mbërthyer, mos e prish gojën si sot se kuptohet që je në hall të madh”. Nuk mundet dot që të bëhesh ti goja më e shthurur e këtij parlamenti. Për mua që të kam konsideruar e të konsideroj mik, është fy ese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ Muzikanti i njohur rrihet për vdekje dhe më pas hidhet në lumë (FOTO)
Artikulli tjetër“Pyes veten se çfarë duhet të bëj”, Basha e thotë hapur: Nuk pështyj tek bashkëpunimi im me Berishën në 16 vite