Devijohet qarkullimi i automjeteve në Tiranë, ja si do të bëhet lëvizja duke nisur që nesër (Harta)

Mbrëmjen e ditës së martë (nesër), do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve.

Advertisements

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si do të ndryshojë qarkullimi i automjeteve nga Unaza e re dhe Yzberishti të cilat do të devijojnë në rrugën paralele ku janë të lidhura rrugicat ekzistuese.

Njoftimi i plotë i ARRSH:
Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

Advertisements

Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi nga Paolo Fox për ditën e nesërme, 19 tetor 2021
Artikulli tjetërE pabesueshme por e vërtetë/ 70 vjeçarja i surprizon të gjithë, bëhet nënë për herë të parë