Një vajzë 3-vjeçare, për pak u rrëm bye nga një burrë i pastrehë në qytetin e New Yorkut këtë të hënë. Daily Mail ka publikuar pamjet e frikshme të momentit kur burri i afrohet ngadalë gjyshes, e cila po kalon rrugën me dy nipërit dhe mbesën e saj, merr në krahë vajzën e vogël dhe nis të vrapojë.

Advertisements

Një burrë i cili pa të gjithë skenën nga makina e tij, u nis menjëherë për të ndihmuar gjyshen që nxitoi pas burrit që po vraponte me vajzën e vogël në krahë. Ata arritën ta shpëtonin 3-vjeçaren dhe burri i pastrehë u pa të largohej nga vendi ngadalë dhe në dukje i pashqetësuar.

“Po dilja në rrugë kur pashë gruan që po kalonte me tre fëmijë. Krejt papritur, një burrë vrapoi përtej rrugës, mbështolli vajzën e vogël me një batanije dhe iku. Ai u përpoq tja mbathte, por një grup i madh njerëzish u mblodhëm aty dhe ai e lëshoi vajzën”, tha Fermin Bracero, një prej njerëzve që u gjend në vendngjarje.

Qyteti i New Yorkut po përballet prej kohësh me një numër të madh të pastrehësh me probleme të shëndetit mendor të përfshirë në kr ime të dh unshme.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP