“Big Brother”/ Ja çfarë i kanë bërë banorët Ilir Shaqirit ndërkohë që ai ishte në gjumë (FOTO)

Banorët në Big Brother VIP kanë nisur me lojrat e tyre me humor.

Advertisements

Loja e parë nisi me Ilir Shaqirin, i cili po flinte gjumë, ndërsa autorët ishin Semi, Monika dhe Arditi.

Advertisements

Të tre këta planifikuan ti lyejnë buzët koreografit në gjumë dhe kështu bënë.

Punën e mori përsipër Semi, e cila me qetësi lyente nga pak buzët e Ilirit.

Deri këtu ishte mirë, pasi u duk sikur po ia dilnin dhe Iliri nuk do zgjohej. Por, nuk vonoi dhe Ilir Shaqiri zgjohet duke bërtitur, gjë e cila i ka trembur.

Të trembur nga e bërtitura e tij, banorët nisin të qeshin. Nuk dihet nëse Iliri i ka dëgjuar, apo është trembur nga banorët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Gafa’ e “Përputhen”/ Bruno ftoi Alvisën në ‘shtëpinë e tij’ por në fakt është e njëjta në të cilën Ana çoi Fatjonin (FOTO)
Artikulli tjetërE rëndë në aksin Levan-Fier, përmbyset makina me tre anëtarët e një familjeje (VIDEO)