Armë dhe ulërima/ Detaje tronditëse nga ngjarja që ndodhi në Tiranë, mes të lënduarve dhe Gazetari

Kanë dalë në pah detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën pak më parë, ku si pasojë e një sherri mes disa personave u plagosën 4 persona.

Advertisements

Konflikti mes personave ka nisur në ambientet e një lokali e më pas ka vijuar në trotuarin përballë gjimnazit. Një polic i rastit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën mirëpo qytetarët shihen të tensionuar mes tyre. Dy prej të rinjve me kapele në kokë, qëllojnë me karrige dhe sende të forta. Dhe pse pranë tyre ndodhet polici, ato nuk ndalojnë së ofenduari dhe qëlluari. Një ndër personat që u sulmua është dhe një prej operatorëve që po filmonte skenën e rëndë. Dëgjohet se ai iu thotë se është gazetar e se thjesht po bën punën e tij.

Banorët janë shokuar nga kjo ngjarje e cila ka lënë disa persona të plagosur. Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i kësaj përplasje.

Advertisements

Ndërkohë 2 persona janë shoqëruar në polici ndërkohë që 4 të tjerë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRënie gurësh në disa vende për shkak të motit të keq, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm për shoferët
Artikulli tjetërHabit mbesa e Bujar Nishanit, tregon vështirësitë në Milano: Nuk kisha bukë të haja(Video)