Alimehmeti zbulon ilaçin kundër COVID që po jep rezultate të shpejta: Vlen nga dita 8 deri në 15 ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar studime të realizuara nga një ekip spanjoll mbi efektin e “Tocilizumabit” te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të Covid-19.

Advertisements

Alimehmeti shkruan se Tocilizumabi është sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të Covid-19.

Postimi i plotë:

Advertisements

Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19. Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.

Rezultatet: 2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë; 2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar; 4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë; 2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve.

Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë.

Ulja e vdekshmërisë (te rastet e rënda, kur u trajtuar me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore): 4.1% vdekshmëria te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab; 25.7% vdekshmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit; 25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut të vdekshmërisë te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore.

Element i rëndësishëm që bie në sy: Studimi është çuar për botim më 16 maj 2021. Studimi është publikuar sot, 05 tetor 2021, pra mbi 4 muaj e gjysëm më vonë. Këto humbje kohë shpesh çojnë në vonesë/mungesë trajtimi të përshtatshëm për pacientët në kohën ndërmjet. Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘As në qiell, as në tokë nuk do të kesh tjetër’, çfare deklaronte Shejla Bakiu pak kohe para se ish partneri t’i merte jetën
Artikulli tjetërNjihuni tani! Këto janë shenjat më xheloze të horoskopit