21 vjeçarja Hatixhe Nur Karabulut, humbi ekuilibrin teksa bënte një foto pranë urës së filmit ‘James Bond, Skyfall’ në provincën turke të Adana.

Advertisements

Ajo ishte me kushëririn e saj Mazlum Sozeri, 26 vjeç, në zonën e Hacikiri, kur tragjedia goditi.

Dyshja po bënin foto me urën shekullore të ujësjellësit Varda në sfond, e cila shihet në skenën e hapjes së filit të vitit 2012 ‘Skyfall’.

Hatixhe raportohet se kishte shkelur keq hapin e saj dhe Mazlum ishte përpjekur ta kapte.

Por të dy përfunduan duke rënë në humnerën rreth 60 meta të lartë. Shërbimet e emergjencës që erdhën në vendngjarje përdorën një vinç për të ngritur dy kushërinjtë. Hatixhe u shpall e vdekur në vendngjarje kurse kushëriri i sja u dërgua në spital.

Advertisements

Ajo kishte marrë kushëririn e saj që vinte nga Spanja, për të parë atraksionin e njohur turistik.

Hatxhe lë pas dy prindërit e saj të dhimbsur dhe motrën 14-vjeçare.

Mazlum raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Varësia botërore ndaj veseve “moderne-liberale” përfshi edhe fotot “selfie” ka shënuar deri tani 330 të vdekur, sipas shifrave të fundit.

Vendi me më shumë vdekje e plagosje nga fenomeni është India më 176.

Ajo ndiqet nga SHBA me 26 vdekje dhe Rusia me 19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP