Zbardhen diskutimet e Bashës me krerët e degëve! A u dha urdhër që anëtarët të bojkotojnë Berishën?

Burimet bejne me dije se takimet e Bashës me krerët e degëve kanë pasur fokusin për konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga pritoritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik.

Advertisements

Sipas burimeve nga “selia blu”, nuk jane te verteta akuzat se Lulzim Basha po bën presion ndaj krerëve të degëve që të bojkotojnë takimet e ish kryeministrit Berisha me anëtarët e PD nëpër rrethe.

“Takimet e Bashës me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga pritoritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik. Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët. Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre”, sipas burimeve të PD.

Advertisements

I pyetur ditën e sotme nëse po bënte presion ndaj krerëve të degëve për mos të pritur Sali Berishën, Basha refuzoi të përgjigjej duke kaluar tek pyetja tjetër për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe referendumin brenda PD-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ MSH publikon bilancin: Ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan 24 orët e fundit
Artikulli tjetërShuhen dyshimet? Atdheu dhe Bora Zemani kapen ‘mat’ bashkë! (VIDEO)