U tha se ishte sëmurë, por Vuçiç gjen fuqi dhe pret Ursula von der Leyen, i dhuron lule

Pas vizitës në Tiranë e Prishtinë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka udhëtuar drejt Beogradit.

Advertisements

Në aeroport Von der Leyen, është pritur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç i cili i ka dhuruar edhe një buqetë lulesh presidentes së Komisionit Europian.

Për Vuçiç u tha se ishte sëmurë dhe kishte anuluar të gjithë takimet, por mesa duket ka gjetur forcën që të takohet me Von der Leyen.

Advertisements

Kujtojmë se Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen mbërriti të martën në mëngjes, (28.09) në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik në prag të Samitit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, (BE-BP) që do të zhvillohet më 6 tetor në Slloveni, vendin që ka presidencën e radhës së BE. /abcnews.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPa plumba! S’pati krisma! Lamtumirë 5 oficerëve të RENEA-s që u vranë nga shteti i tyre të premten
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, 30 shtator 2021