Prezantuesja afgane tregon jetën e re që ka nisur në Shqipëri: Vend i bukur, por i varfër

BBC i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ardhjes në Shqipëri të prezantueses së njohur afgane, Beheshta Arghand. Beheshta ishte shumë e njohur në Afganistan dhe e para që intervistoi një taleban pak ditë pasi ata kishin marrë kontrollin e vendit.

Advertisements

“Po më dridheshin duart, isha shumë e frikësuar sepse ishte hera e parë që shihja një taliban, edhe tani jam e frikësuar”, shprehet prezantuesja.

Beheshta për sigurinë e saj zgjodhi të largohej nga Afganistani dhe tani ndodhet në Shqipëri.

Advertisements

“Shqipëria është një vend i bukur. Jemi në një vend shumë të bukur, por edhe sikur të ishte parajsa, nuk ka rëndësi për mua. Zemrën dhe shpirtin i kam në Afganistan”, thotë ajo.

“Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Europës do strehojë mbi 4000 afganë”, shkruan BBC.

“Humba gjithçka kur lashë vendin tim. Luftova për ëndrrën time dhe punën që kisha, por tani e llogaris me zero. Më mungon puna ime dhe shpresoj një ditë të kthehem”, përfundon preantuesja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Ndërron jetë në spital autori i vràsjes së policit në Lezhë, Aldi Rama
Artikulli tjetër‘Faleminderit shteti im’, ja si duket Fjolla Morina pas daljes nga paraburgimi