Përdhunoi 28-vjeçaren, arrestohet në flagrancë një person në Sarandë. Në pranga dhe një 31-vjeçar që rrahu nënën

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme dy shtetas përgjrgjës për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një 31-vjeçar me inicialet T. M., i cili u ndalua në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Advertisements

Personi i dytë i arrestuar është shtetasi me inicialet S. Sh., i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë më një vajzë të moshës 28-vjeçare.

Advertisements

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasi S. Sh., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 28-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak8 muaj humbi nga “radarët”, biznesmeni italian: U zhyta në borxhe dhe sajova vdekjen në Pukë
Artikulli tjetërHëna e plotë, zbuloni sesi do të ndikojë ajo gjatë gjithë muajit shtator tek secila shenjë e horoskopit