“Mos më rrini kot, punoni deri në 10 të natës”, Safet GJICI ultimatum për stadiumin: Me 15 më vjen Duka këtu (Video)

Stadiumi i Kukësit pritet të jetë gati në datën 15 tetor, të paktën siç deklaron Safet Gjici për kanalin zyrtar të klubit. Presidenti i nderit i verilindorëve ka bërë një inspektim të punimeve në impiantin “Zeqir Ymeri” që është drejt përfundimit të punimeve.

Advertisements

Ai shfaqet i lumtur, ndërsa nuk mungojnë as batutat me punëtorët e stadiumit. Ndër të tjera, kreu i kuksianëve u kërkon atyre të punojnë pa pushim në mënyrë që gjithçka të jetë gati. “Punoni pa pushim, punoni deri në darkë, në orën 10. Kam folur me Dukën dhe më ka thënë që në 15 tetor do të vijë për ta inuguruar”, thotë fillimisht Gjici.

Më tej tregon cilësinë e punimeve: “Punimet kanë zgjatur pak, por e rëndësishme është se janë cilësore. Me kohën s’jam i kënaqur sepse klubi e vuan shumë mosluajtjen në fushën e vet. Ndaj ka pasur rezultate të dobëta në sezonin e shkuar. U bënë 3 sezone, ndërsa ky është i katërti që po luajmë jashtë. Duam, që veç cilësisë, një organizim në klub që gjithësecili të kryejë detyrat që i takojnë”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDy ish-ministrat rivalë bëhen krushq, ja fëmijët e kujt u martuan sot me njëri-tjetrin (pamje nga ceremonia)
Artikulli tjetërE rrallë/ 12-vjeçarja në pritje të një fëmije: Babai është 18-vjeç, njerëzit na paragjykuan në vend që të na mbështesnin (fotot)