Keni bërë plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti sot

Këtë fundjavë veni ynë pritet që të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Advertisements

Dita e premte do të jetë kryesisht me mot të kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe përgjatë relieveve malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga dita e shtunë mbi territorin e vendit tonë gradualisht do të epërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me diell. Në relievet malore në verilindje dhe zonën e jugperëndimit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë deri në 12-15m/s.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 3 shtator 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 03 Shtator 2021