Altina Salihu është 16-vjeçarja nga Skënderaj, e cila është nxënëse e klasës së dhjetë dhe ka treguar një sukses të jashtëzakonshëm në garat e lëndës së gjeografisë.

Advertisements

Ajo ka arritur të mposhtë 145 shtete, duke bërë krenar jo vetëm shkollën e saj, por shtetin e Kosovës dhe gjithë shqiptarët.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se pasionin për gjeografinë e ka që nga klasa e gjashtë, kur edhe zbuloi se kishte njohuri të mëdha për të.

Sakaq, ju përgjigj pyetjeve të Siborës dhe Kel Demit, duke treguar edhe një herë njohuritë e saj të shkëlqyera gjeografike.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP