Detaje nga vrasja në Tropojë/ Ngjarja dyshohet se ndodhi për konflikte pronësie. Autori i krimit, punonjës i zjarrfikëses

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen në Tropojë. Sipas Neës24, autori i vrasjes rezulton se është një zjarrfikës.

Advertisements

Dyshohet se Altin Ismajlisufaj dhe viktima Isat Goçaj kishin konflikte pronësie që çuan në vrasjen me armë zjarri.

Ismajlisufaj është në kërkim nga Policia pasi pas vrasjes në fshatin Çerem ku banonin të dy është larguar në drejtim të paditur.

Advertisements

“Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe me me pas arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem”, thote policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet në Liqenin e Ohrit vendbanimi neolitik, daton që para 8000 viteve
Artikulli tjetërBabai i Kumbullës i përgjigjet Vatës: Djali i m zgjodhi Shqipërinë, po djali yt më kë luan?!