Babai i Kumbullës i përgjigjet Vatës: Djali i m zgjodhi Shqipërinë, po djali yt më kë luan?!

Nikolin Kumbulla, babai i mbrojtësit të Kombëtares, Marashit, nuk i ka pritur mirë kritikat e Rudi Vatës në adresë të djalit të tij. Ish-kapiteni i Shqipërisë e konsideroi paraqitjen e lojtarit të Romës kundër Polonisë si më të dobëtën, duke thënë se nuk ishte mbrëmja e tij. “Rudi Vata duhet të bëjë kujdes kur kritikon një lojtar të ri. Marashi edhe mund të ketë gabuar, por ta kryqëzosh kështu për një rast kundër sulmuesit më të mirë më botë siç është Levandovski, më duket e ekzagjeruar”, thotë Nikolin Kumbulla për “Panorama Sport”.

Advertisements

A keni folur me djalin tuaj pas humbjes kundër Polonisë?

Po, natyrisht që po. Ishte mërzitur shumë, por i thashë që të fokusohet te ndeshja e radhës.

Advertisements

A e pyetët për episodin me Levandovskin që solli edhe golin e tretë të polakëve?

Folëm edhe për atë. Ndoshta mund të kishte bërë diçka më shumë dhe më mirë, por është djalë i ri.

Çfarë ju tha Marashi?

Më tha që kishte pasur mundësi të kapte topin, por iu bë faull dhe kjo e pengoi në qëllimin final. Është punë sekondash, mendon që mund ta bësh një gjë, por nuk të dalin llogaritë. Askush nuk gabon me dashje. Por nuk mund të kryqëzohet në këtë mënyrë dhe të konsiderohet si fajtori i vetëm i asaj humbjeje.

E keni fjalën për kritikat e Rudi Vatës?

Po, edhe për ato e kam fjalën. Së pari, duhet ta shohim rastin me kujdes, sepse ka pasur faull para se të përfundonte aksioni. Por përtej kësaj, nuk mundet që ta trajtosh kështu një djalë të ri, aq më tepër kur ke qenë vetë futbollist. Dakord, Rudi ka qenë futbollist i rëndësishëm dikur, por gjithçka ka edhe një moshë. Marashi është ende i ri dhe mund të gabojë, por Vata të mos bëjë sikur ka qenë perfekt vetë. Ky (Vata) që i kritikon të gjithë pa përjashtim çfarë është…?! Po i them diçka meqë e ka merak Shqipërinë…

Çfarë doni t’i thoni?

Djali im kishte mundësi që të luante edhe me Italinë, por zgjodhi Shqipërinë. Po djali i Rudi Vatës me cilën kombëtare luan? Po ta donte kaq shumë Shqipërinë Vata e kishte sjellë të birin të luante kuqezi, jo zgjidhte kombëtare tjetër. Kaq kam për t’i thënë Rudi Vatës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje nga vrasja në Tropojë/ Ngjarja dyshohet se ndodhi për konflikte pronësie. Autori i krimit, punonjës i zjarrfikëses
Artikulli tjetërPër tri vjet Serbia investoi 500 milionë dollarë në ushtri, njohësi i sigurisë thotë se po rrezikohet Kosova