Avokat Ngjela: Open Balkan nuk bëhet! Shqipëria s’fiton gjë, i intereson vetëm Vuçiçit për Kosovën

Ne foto: Spartak Ngjela
Ne foto: Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se nisma “Open Balkan” nuk ka për të funksionuar.

Advertisements

Ai u shpreh në emisionin “Ora e Betit” se nisma për Ballkanin e Hapur i intereson vetëm kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Ngjelës, Shqipëria nuk fiton gjë nga kjo nismë që do të mbysë tregun ballkanik me mallra serbe, kjo për shkak të çmimit të ulët që kanë.

“Kanë marrë një grua që do ikë aty dhe thotë “Open Ballkan”. Çfarë domethënë ajo? Nuk bëhet Open Balkan. E thotë me eufori kryeministris serb, se mos kupton gjë ai çfarë është. Janë mallrat. Tregu skandinav ka qenë para se të hynin në BE. Pa pyete si i kanë marrëdhëniet sot? Tregut shqiptar nuk i intereson Open Balkan, nuk ka prodhim industrial. Çmimi shkatërron gjithçka në treg. Një Ballkan i Hapur siç thonë këta, pa dogana, do të thotë çmimi i mallrave serbe është i ulët. E di pse? Se kanë subvencion ata. Po ky lloj bashkimi bëhet se e do Vuçiç për Kosovën”, deklaroi Ngjela.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMevlani nuk do të dijë për askënd: Nusja s’më vë dot kushte, s’ më do asnjë si…
Artikulli tjetërE mbani mend Saimirin dhe Merin, çiftin e dalë nga ‘Love Story’? Pasi ‘gënjyen’ njerëzit me ‘dashurinë’ e tyre, tani iu ka ndodhur ajo që pritej