Avioni pa dritare nga ku mund të shohësh të gjithë botën(Foto)

Një nga gjërat më të bukura të fluturimit është mundësia për të parë nga dritarja qytetet, luginat, malet e oqeanet që ndodhen poshtë nesh.

Advertisements

Por kompania novatore e aviacionit, “Rosen Aviation”, po mendon që këtë përvojë ta çojë në një nivel tjetër, duke i hequr fare nga qarkullimi dritaret e avionëve. Kompania amerikane po punon për projektin “Maverick”, sipas të cilit kabina e avionit nuk do të ketë dritare reale, por virtuale.

“Gjithçka lindi nga përpjekja për të futur teknologjitë e së ardhmes”, thotë për CNN Lee Clark, zv.president i kompanisë. Përveç zëvendësimit të dritareve me ekrane të mëdhenj, projekti përfshin komanda pa butona, hologramë dhe një estetikë të hijshme.

Advertisements

Megjithatë, Clark thotë se futja e teknologjive të reja nuk do të bëhet thjesht për të pasur diçka moderne, por për t’u dhënë udhëtarëve përvojën e merituar.

Dritarja virtuale do të pasqyrojë botën jashtë avionit përmes ekraneve OLED, duke i shtuar edhe detaje. Për shembull, nëse avioni po fluturon mbi një vargmal, në ekran do të shfaqen të dhëna mbi të.

Megjithatë, rruga drejt vënies në zbatim të kësaj teknologjie është ende e gjatë. Përveç përmbushjes së detyrimeve të rregullores së Administratës Amerikane të Aviacionit dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, problem mbetet edhe prezantimi i idesë së një aeroplani pa dritare te personat klaustrofobikë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHëna e plotë, zbuloni sesi do të ndikojë ajo gjatë gjithë muajit shtator tek secila shenjë e horoskopit
Artikulli tjetër“Vajza donte të arratisej për të ardhur te unë”, nëna rrëfen vuajtjet e përjetuara pasi bashkëshorti shqiptar, m’i rrëmbeu dy fëmijët dhe…