A është i sigurt konsumimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë? Shkencëtarët zbulojnë efektet ansore

Konsumimi i paracetamolit gjatë shtatëzënisë “mund të dëmtojë zhvillimin e foshnjës tuaj”, ka paralajmëruar një studim i ri.

Advertisements

Sipas “The Sun” paracetamoli mund të shkaktojë probleme neuro-zhvillimore tek fëmija, siç është autizmi. Rreziqet e tjera të mundshme përfshijnë IQ (niveli i inteligjenës) më të ulët dhe infertilitet, thonë shkencëtarët.

Prof. David Kristensen, nga Universiteti i Kopenhagenit, tha: “Shumë sugjerojnë se paracetamoli mund të ndryshojë zhvillimin e fetusit. Kjo është pilula më e zakonshme që gratë shtatzëna marrin pa recetë për të lehtësuar dhimbjet ose për të shpëtuar nga ethet”.

Advertisements

Ekspertët thonë se gjetjet nuk ndryshojnë përdorimin e rekomanduar të ilaçit gjatë shtatzënisë.

Dr. Sarah Stock tha: “Ekipi ka bërë një punë të mirë, por për fat të keq, shumica e atyre provave nuk janë aq të forta sa të nxjerrin përfundime që përdorimi i paracetamolit në shtatzëni, shkakton probleme zhvillimore te njerëzit.”

Mjekët thonë se paracetamoli është i sigurt për t’u marrë gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqimit me qumësht gjiri të fëmijëve.

Udhëzimet zyrtare thonë: “Para se të merrni ndonjë ilaç kur jeni shtatzënë, përfshirë ilaçet kundër dhimbjeve, kontrolloni me farmacistin, maminë ose mjekun tuaj nëse është i përshtatshëm.”

Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se paracetamoli zvogëlon pjellorinë tek femrat, sipas Prof. Shanna Swan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShmangini sa më shumë! Këto janë 5 vendet ku infektohesh kollaj me Covid-19
Artikulli tjetërNuk e prishin aspak terezinë; 3 shenjat zodiakale që i kanë speciale marrëdhëniet me durimin