Erdhi në Shqipëri pas pushtimit të vendit, flet afgani: Kam dashur të vij gjithmonë këtu!

Një prej afganëve që është strehuar në Durrës ka folur për ‘Faxneës’ për akomodimin që iu është bërë. Njëri prej tyre u shpreh se shërbimi dhe njerëzit janë shumë të mirë si dhe është i mahnitur nga moti të cilin e quajnë të mrekullueshëm. Burri afgan tha se ka pasur dëshirë që të vinte më parë në Shqipëri mirëpo lufta i detyroi që të vinin në këtë gjendje.

Advertisements

Dëshmitë:

Shtetasi afgan 1: Do flas me kolegët, shumica e familjarëve tanë janë në Kabul dhe në Afganistan, nisur nga situata nuk mund të flasim para kamerës, për shkak të sigurisë për familjet tona duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhen atje, për këtë arsye të kërkoj ndjesë por nuk mund ta zhvillojmë intervistën bashkë. Pritja ishte e mrekullueshme nga autoritetet shqiptare, ishte shumë mirë. Nuk kam dëgnuar më parë për Shqipërinë, vetëm kur na thanë që do shkonim në Shqipëri e kërkova në google dhe gjeta detajet kryesore mbi vendin tuaj, vend i mrekullueshëm. U larguam nga Afganistani dhe shkuam në Katar për disa ditë, më pas një koleg që punonte me refugjatë mundësoi ardhjen time nga Katari në Shqipëri.

Advertisements

Shtetasi afgan 2: Udhëtimi nga Afganistani në Shqipëri ishte shumë komod, i shkëlqyer, na kanë mikëpritur këtu. Të gjithë afganët që janë evakuuar shëndosh e mirë në Shqipëri janë shumë të kënaqur me ardhjen këtu dhe moti është i mrekullueshëm. Shërbimi shumë i mirë, mikpritja fantastike. Kolegët tanë po përpiqet që qëndrimi ynë këtu të kalojë sa më mirë dhe pa incidente. Kam dëgjuar më para shumë për Shqëpërinë kam dashur të vijë, situata e vështirë në Afganistan na ka sjellë këtu, por gjithmonë kam dashur që ta vizitoja Shqipërinë, kam dëgjuar shumë fjalë të mira për Shqipërinë. Është ndjenjë e mirë kur sheh që fëmijët e tu nuk janë më të rrezikuar, sidomos duke marrë parasysh grupin (talebanët) që ka pushtuan vendin tim. Situata atje është shumë e vështirë, njerëzit atje nuk e dinë se çfarë do bëhet me ta, e ardhmja është e paparashikueshme.

Për momentin atje nuk ka qeveri, nuk funksionojnë institucionet, progresi që bëmë në 20 vitet e fundit të ndihmuar dhe nga ndërkombëtarët, tasgmë është në rrezik. Të gjithë afganët ndjehen se përfaqësitë ndërkombëtare duhet të reagojnë për të punuar me aktorër në rajon që të stabilizojnë situatën në Afganistan pasi është shumë e destabilizuar.

Sidimos ata që kanë punuar me organizata ndërkombëtare joqeveritare për 20 vitet e fundit, të rinjtë që janë përparuar dhe duan të jetojnë në paqe, janë shumë mendjehapur dhe kanë nevojë urgjente për ndërhyrje nga ndërkombëtarët dhe ndihmën e tyre, në mënyrë që Afganistani mos të kthehet mbrapsht në epokën e gurit. Kemi bërë progres shumë të mirë për 20 vitet e fundit dhe ky grup i dhunshëm po e destabilizon situatën. Unë punoja për qeverinë dhe gjithashtu për organizata ndërkomëbrare, kam punuar në rajon të ndryshme.

154 qytetarë afganë mbërritën gjatë natës së kaluar në Shqipëri, në dy fluturime: 95 nga Kabuli në ora 22.45, ku u pritën nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate, në pritjen e të cilëve mori pjesë edhe kryeministri Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Na këpute shpirtin!”, këngëtarja e njohur shqiptare në zi, jep lajmin e hidhur për humbjen e njeriut të afërm
Artikulli tjetërPublikohen pamje të rralla nga plazhet shqiptare në vitet 60, ja sa qytetarë kishin të drejtë të…