Konfirmimi i variantit “Delta” në Shqipëri/ Ja si të mbrohemi

Konfirmimi vjen nga Ministria e Shëndetësisë disa javë pas dërgimit të mostrave në Institutin e Virologjisë në Berlin. “Ministria e Shëndetësisë bën te ditur se, në vijim te procesit te monitorimit te situatës së Pandemisë COVID-19 nga Instituti i Shëndetit Publik, pjesë e së cilës është dhe monitorimi për variantet qarkulluese, nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjer- manisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti ‘Delta’ B.1.617.2″, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Advertisements

Dyshimet e para për praninë e variantit të ri nisën që në fillim të këtij muaji, kjo për shkak se disa nga pacientët e infektuar rishtazi shfaqën simptoma të ngjashme me ato të virusit të ri. Çfarë shërbeu tjetër si kambanë alarmi ishte fakti që vendet fqinje, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, raportuan më herët raste pozitive me variantin “Delta”. Por jo vetëm kaq, shtimi i rasteve të reja ishte një tjetër tregues që përforcoi bindjen mbi praninë e mundshme të virusit indian. “Konfirmimi i qarkullimit të variantit ‘Delta’ në Shqipëri, i dyshuar nga sinjalet laboratorike dhe tashmë i konfirmuar nga Laboratori i Referencës në Berlin, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë”, vihet në dukje në njoftimin e Ministrisë.

MANASTIRLIU

Advertisements

Varianti ‘Delta’ i infeksionit Sars-Cov-2 është varianti më i transmetueshëm dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit. “Vetëkarantinimi paraprak në rastet kur keni shenja te virusit Covid-19 apo nëse keni pasur kontakte me persona te konfirmuar me këtë virus”.

Nga ana tjetër, përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu ka bërë apel te qytetarët që të vaksinohen si e vetmja armë për të frenuar përhapjen e variantit të ri. “Konfirmimi i prezencës së variantit ‘Del- ta’ në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha vaksinim, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë”, ka shkruar ministrja. Aktualisht janë kryer 1,134,085 vaksinime, nga të cilat 496,714 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. Sakaq, ka vijuar vaksinimi i hapur edhe dje për çdo qytetar +18 vjeç.

SITUATA

Rritja e rasteve të reja ditore ka sjellë rritje të rasteve aktive. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të infektuarve aktivë ka shkuar në 280 persona, 9 prej të cilëve gjenden të shtruar në Spitalin Infektiv. Lidhur me situatën në 24 orët e kaluara, janë raportuar 22 persona të prekur nga më shumë se 4 mijë testime të kryera. “Janë kryer 4,078 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Di- mal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë-Arrëz. Aktualisht janë 280 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë”, kanë bërë me dije autoritet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFlet Ilir Alimehmeti: Nuk ka vend për panik në Shqipëri, ata që e kanë kaluar Covid-19 janë më pak të rrezikuar
Artikulli tjetërTràgjìkè në Vlorë! Burri 50 vjeçar hìdhèt nga pallati, ndèrron jètè