“Mos përdor gjuhën e Bashës”, Spiropali kapet me gazetarin dhe i kërkon një nder moderatores

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me gazetarin Enton Abilekaj në studion e “Open”.

Advertisements

Gazetari po kritikonte qeverinë ndërsa ministrja i kërkoi të mos përdorë gjuhën e Bashës, i cili kishte hallin e zgjedhjeve dhe karriges së tij.

Kur Abilekaj akuzoi për shpërdorim fondesh tërmeti, Spiropali i kërkoi moderatores Enis Vasili që të ndryshohet linja e diskursit, sepse ndryshe teleshikuesit do të ndërron kanalin.

Advertisements

Spiropali: Mos përdor gjuhën e Lulzim Bashës që kishte hall 25 prillin, ti s’ke asnjë hall

Abilekaj: Halli im është…

Spiropali: Ju nuk mund të quani vjedhje asgjë, edhe opozita e ka pranuar rezultatin ata e kanë pranuar që do të jenë në parlament. Sot edhe Hollanda që është një nga vendet më skeptike na mbështeti dhe na dha dritën jeshile.

Abilekaj: Këta sjanë të qetë sepse e dinë çfarë kanë bërë, nuk e kanë besimin e njerëzve.

Spiropali: Ne jemi mëse të qetë nuk kemi asgjë që na shqetëson.

Abilekaj: Keni dhenë para tërmeti kot, u keni dhënë atyre që kanë pasur gërvishtje lekë sikur u është prishur shtëpia.

Spiropali: Unë nuk e kuptoj si flet kështu, duhet të ndryshojmë linjë sepse do mërziten shikuesit do ndërrojnë kanalin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk vonon goli, Locatelli kalon Italinë 1-0 në avantazh përballë Zvicrës
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e nesërme, 17 qershor 2021