10 persona po procedohen në gjendje të lirë pasi akuzohen se kanë falsifikuar testet e COVID-19, të cilët do i përdornin për të dalë jashtë vendit në drejtim të vendeve të tjera që kërkojnë një tampon negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Policia pas dyshimeve për falsifikim të testeve ka kontaktuar klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste duke vërtetuar që në fakt ato ishin të falsifikuara.

Advertisements

G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër po procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”.

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP