“Shpëtimi i Bashës është Edi Rama”, gazetari i njohur nxjerr prapaskenat politike dhe bën paralajmërimin e papritur

Gazetari Denis Minga shprehet i bindur se shpëtimi i vetëm i kryedemokratit Lulzim Basha është kryeministri Edi Rama.

Advertisements

I ftuar në emisionin ‘Zgjedhje 2021’, Minga tha se nuk është e rastësishme ftesa që Rama i bën Bashës. Sipas tij, ata po thurin një plan për të bërë një sistem politik bipartiak.

“Shpëtimi i vetëm i Bashës është Edi Rama. Ajo që Rama thotë unë njoh vetëm PD dhe jo LSI, është shpëtim. Edhe faktori ndërkombëtar vlerëson dy figura, Edi Ramën dhe opozitën e Lulzim Bashën. Rama dëshiron që të jetë Lulzim Basha njeriu me të cilin dëshiron të bëjë gjëra të mëdha. Fakti që Berisha po mbron Lulzim Bashën, kam përshtypjen që Basha do të vijojë të jetë lideri. Ka qenë një plan, po shkojnë drejt bërjes së një sistemi bipartiak, duan ë të heqin polin e tretë. Të shohim nëse PD do t’i japë tri deputetë LSI sepse tani nuk ka grup parlamentar. Aty do të shihet marrëdhënia PD-LSI.”, u shpreh Minga.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKonfirmuan lidhjen e tyre, Melisa flet për herë të parë për Andin
Artikulli tjetërVideo e arrestimit te tij u bë virale në gjithë mediat, vjen reagimi i parë nga Princi