Një Maj plot me fundjava në plazh! Mësoni si do të jetë moti dhe temperaturat

Meterologia Adiola Bami në një lidhje me skype për Fax News, ka zbuluar si do të jetë moti në ditët e para të muajit Maj. Ajo tha se Maji pritet që të jetë i ngrohtë, ndërsa reshjet e shiut do të jenë prezente kryesisht në dyjavëshin e parë të muajit.

Advertisements

Sipas Bamit dita e sotme do të ketë temperatura që shkojnë deri në 29 gradë celsius, ndërsa në fillimin e javës së ardhshme do të ketë një freskim të lehtë të motit.

“Do të kemi temperatura të qershorit, që shkojnë deri në 29 gradë celsius. Sot në mesditë temperaturat do të mbeten në të njëjtën vlerë, nesër do të kemi një rënie me deri në 2 gradë.

Advertisements

Në fillim të javës do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave, sa i takon kushteve atmiosferike, mbetemi me mot të kthjellët deri pas mesditës, do të ketë reshje të izo luara në pjesën e pasdites.

Edhe dita e nesërme mbetet me mot të kthjellët paradite, pasdite do të ketë zhvillim të vr anësirave dhe reshje shiu të papërfillishme, në disa zona të izoluara. Gjatë gjithë muajit Maj, presim temperatura normale për stinën, me përjashtim të një zagushie në ditët e para.

Pritet temperatura 1-2 gradë më të larta se normalja e muajit. Do të kemi reshje të lokalizuara gjatë dy javëshit të parë të muajit Maj”, tha Bami në Fax News.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakInfektohen e të vaksinuarit,sa i rrezikshëm është varianti indian i COVID? A rrezikojme ne?
Artikulli tjetërAustralia merr vendimin drastik për këdo që kthehet nga India