“Me çfarë morali kërkoni dorëheqjen e Bashës kur nuk kontribuat në fushatë?”, përgjigjen Nishani dhe Harxhi

Në deklaratën e përbashkët për mediat që mbajtën disa prej figurave të partisë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, pati edhe pyetje të ndryshme drejt tyre.

Advertisements

Një ndër pyetjet drejtuar ndaj ish presidentit Bujar Nishani, ka qenë: “Me çfarë morali kërkoni dorëheqjen e Bashës kur nuk kontribuat në fushatë?”

Nishani është përgjigjur se fushata zgjedhore projektohet nga kreu i partisë. Por pavarësisht këtij fakti, shti se ai kishte qenë aktiv në fushatë në zona të ndryshme të Tiranës, në zonën e tij të banimi, por jo vetëm. Ai shtoi se në këtë fushatë ai ka bërë edhe më shumë nga çfarë i është kërkuar të bëjë.

Advertisements

Nishani: Në rradhë të parë fushatën e projekton kandidati. Kam qenë i pranishëm gjatë fushatës të mbajtur nga të gjithë kandidatët e PD në zona të ndryshme të Tiranës. Kam qenë i angazhuar në Kombinat, në zonën e banimit tim. Kam bërë jo vetëm aq sa më është kërkuar por edhe më tej . Angazhimi ynë ka qenë i vazhdueshëm përmes mendimeve intelektuale, qytetare të cilat në fund rezultuan të ishin të drejta.

Ndërkohë ka dashur të përgjigjet ndaj kësaj pyetje edhe Edith Harxhi e cila tha se dëshira e tyre kishte qenë që të angazhoheshin në fushatë por ishin lënë jashtë për shkak të vendimeve të marra nga Basha.

Gjithsesi ajo ka shtuar se kjo nuk i ndalon ata të kërkojnë llogari për humbjen.

“Dua të përgjigjem edhe unë ndaj kësaj pyetje, pasi ne kemi dashur të angazhohemi rregullisht në fushatë por jemi larguar nga partia për shkak të Bashës. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të kërkojmë llogari për humbjen”- u shpreh Harxhi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEpidemiolog i njohur tregon se ç’na pret këtë sezon veror në Shqipëri
Artikulli tjetërE zhdukur për 5 muaj, gruaja gjendet poshtë një tende, tregon sesi mbijetoi gjatë kësaj kohe