Epidemiolog i njohur tregon se ç’na pret këtë sezon veror në Shqipëri

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se ndryshimi mes kësaj vere dhe verës së kaluar duke marrë parasysh pandeminë e Covid, do të jetë situata më e qetë psikologjike e çdo personi.

Advertisements

Në një intervistë për Top Channel ai tha se ka shumë rëndësi të tregohet kujdes edhe nga ata që janë vaksinuar: Pasi ekziston ekspozimi ndaj virusit.

“Diferenca më e madhe do të jetë situata psikologjike e çdo personi. Verën e 2020 shumica nuk e kishte kaluar ende virusin, ndërsa tani gjendemi me përqindje të lartë në çdo rreth të personave që e kanë kaluar.

Advertisements

Nga ana tjetër, është 15% e personave që kanë marrë një dozë. Risku është që qytetarët të mendojnë se u shpova dhe mbaroi gjithçka, efekti nuk është 100% por risku bie goxha pas vaksinimit.

Si sezon, do të jetë edhe psikologjikisht më i qetë, megjithatë do të donim të dinim sa është përqindja e atyre që e kanë kaluar se është shumë herë më e lartë se e atyre që janë vaksinuar. Kjo shifër na ndihmon të kuptojmë sa afër imunitetit jemi. Mosha 18-55-60 ka më tepër kontakte, këtu pritet që të jetë rritur më tepër ekspozimi ndaj virusit.

Imuniteti mburojë është vendosja përpara ose në kontakt të njerëzve që mund ta kenë kaluar ose të jenë vaksinuar më shumë”.

Lidhur me vaksinat, epidemiologu tha se mbetet për t’u parë nëse do duhet të përsëritet çdo vit, apo do të jetë si gripi vetëm për moshat e vjetra dhe për personat me sëmundje kronike.

“Ka të bëjë me organizmin, me vaksinën etj. Të prodhosh antitrupa nuk ka të bëjë me efektivitetin e vaksinës. Vaksina ofron vetëm IGG, është imunogjenizimi. Është bërë shumë tifozllëk me numrin e antitrupave.

Antitrupat kanë një kohë prodhimi dhe ulje që varen nga imunizimi. Individi mund të jetë sipër ose poshtë mesatares, pra në nivel individual nuk dalim dot nga studimet. Duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinë çdo vit, por jo për të gjithë.

Njësoj si vaksina e gripit që këshillohet për moshat e vjetra dhe për personat me sëmundje kronike. Tani nuk është momenti të flasim në përgjithësi”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakA kanë informacione se Basha po bën negociata të fshehta me Ramën? Imami del hapur dhe bën deklaratën e fortë
Artikulli tjetër“Me çfarë morali kërkoni dorëheqjen e Bashës kur nuk kontribuat në fushatë?”, përgjigjen Nishani dhe Harxhi