Ministrja Kushi: Angazhim maksimal për mbarëvajtjen e procesit mësimor pas rikthimit të nxënësve në shkolla

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim ‘online’ me drejtuesit e zyrave vendore arsimore.

Advertisements

“Pas vendimit më të fundit për t’u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, zhvillova një takim ‘online’ me drejtuesit e zyrave vendore arsimore nga të gjitha bashkitë e vendit” – shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, Znj. Kushi nënvizon edhe pikat kryesore të diskutimit:

Advertisements

“Diskutuam për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme, sikurse u ndalëm edhe tek përgatitja sa më e mirë për provimet e Maturës Shtetërore në mënyrë që të mbështeten maturantët dhe të dalin faqebardhë pas këtij viti shkollor sfidues”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlas sërish mes Andit dhe Jasminës, cili është konkurrenti që i futi në “sherr”
Artikulli tjetërElgit Doda i irrituar ndaj konkurrentëve të ‘Përputhen’ që u bënë këngëtarë: Mos sillni llumin…