Një në 80 mijë raste/ Ndodh fenomeni i rrallë, fëmija lind me “këmishë”

Fotot e publikuara tregojnë momentin e rrallë ku një foshnjë e porsalindur lindi brenda qeses së tij amniotike, gjatë një operacioni me prerie cezariane. Biznesmenja Janaina Fernandes Costa, 34 vjeçe, lindi djalin Lucas Fernandes de Lisboa Costa, në Spitalin “Ana Costa” në Sao Paulo.

Advertisements

Pamjet tregojnë fëmijën Lucas, ende brenda qeses së tij amniotike, pasi nëna e tre fëmijëve iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente, për shkak të hipertensionit gestacional (presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë).

Kirurgët shihen teksa presin me bisturi qesen e mbushur me lëng, në të cilën shikohen këmbët e vogla të Lucas duke lëvizur brenda. Mjeku, Guilhereme Pereira Martins, i cili ishte i pranishëm në këtë rast, pohoi se një foshnje e lindur brenda qeses së tij amniotike është një fenomen i rrallë që ndodh një herë në 80,000 mijë lindje natyrale. Por gjatë në një operacioni me prerje cezariane, gjithçka varet nga shkathtësia dhe durimi i kirurgut.

Advertisements

“Meqenëse kjo është një manovër e një vështirësie të caktuar teknike dhe nuk paraqet ndonjë rrezik për foshnjën, mjeku rezident i spitalit dhe unë u përpoqëm të bëjmë nxjerrjen e fetusit pa prishur membranën amniotike, dhe ne e bëmë atë”, shpreh mjeku.

Sakaq, doktori u shpreh se djali Lucas dhe nëna e tij tashmë janë në një gjendje të qëndrueshme dhe i janë bashkuar familjarëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItali/ Koronavirusi shkakton vik timën e 29, inf ektohen mbi 1100 persona
Artikulli tjetërHabit këngëtarja e njohur shqiptare: Më kanë bërë le sbike