Bora në krahët e Donaldit, Vin Veli i penduar nga gabimet e së shkuarës: “Nuk mjafton vetëm zemra, më mirë ta them ditën e martesës”

I ftuar në emisionin “Glamour”, Vin Veli nuk i ka shpëtuar dot pyetjes, nëse është në një histori dashurie.

Advertisements

Me sa duket, Vin Veli ka mësuar nga gabimet e së shkuarës, dhe duket se bashkëjetesa e gjatë me Bora Zemanin, e ka bërë të ndërrojë mendim për disa gjëra.

“Kam vendosur ta bëj publike dhe të them diçka për jetën time private kur të martohem. Më mirë ta them ditën e martesës se pjesa e zemrës ka dhe pjesë të tjera brenda. Duhet të plotësohet, nuk mjafton vetëm që një njeri ta kesh në zemër, duhet që të plotësojë edhe disa gjëra që mund të përshtaten ty. Nuk mjafton vetëm zemra,”- është shprehur Vin Veli për Glamour.

Advertisements

Tre vite më parë Bora Zemani dhe Vin Veli i dhanë fund marrëdhënies së tyre, pas një bashkëjetese të gjatë. Ata janë prindër të një djali, dhe tashmë moderatorja Zemani duket se e ka rigjetur dashurinë, pasi prej kohësh është në një lidhje me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Vin Veli ka preferuar ta mbajë larg publikut jetën e tij private, edhe pse shpesh publiku kuriozohet për të.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk më hyn më në sy”, Hygerta Sako e thotë troç: Ja pse nuk shkoj më në Durrës
Artikulli tjetërNga një vajzë e thjeshtë në rebele të “pandreqshme”, shikoni ndryshimin “drastik” te supermbesës së Berishës