‘Nuk i dhashë asnjë shans’, njihuni me vajzën s*ksi që ka refuzuar Cristiano Ronaldon

Kristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë, për shkak të asaj që ka dhënë në futboll dhe trofetë që ai ka fituar.

Advertisements

Përveç suksesit në fushat e blerta, portugezi ka pasur edhe një sukses të jashtëzakonshëm me femrat, teksa është një nga sportistët më të pëlqyer. Të shumta janë vajzat që i shkruajnë portugezit, për simpatinë që kanë për të. Megjithatë ka edhe nga ato që e refuzojnë Ronaldon, dhe një nga to është edhe bukuroshja ruse, Viktoria Odintcova.

Kjo e fundit në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se ka marrë një mesazh nga sulmuesi aktual i Juventusi, por nuk i ka kthyer, madje e ka fshirë atë.

Advertisements

“Pak kohë më parë Ronadlo më shkruajti një mesazh në privat. Megjithatë unë nuk iu përgjigja, madje e fshiva fare mesazhin, duke mos i dhënë asnjë shans të vetëm. Unë njoh edhe vajza të tjera që ai ka bërë të njëjtën gjë si me mua, dhe e kuptova se çfarë ai dëshironte të bënte.”, shprehet Viktoria.

Gjithashtu bukuroshja ruse zbulon se ajo ka pasur kontakte me pilotin e Formula 1, Luis Hemilton, teksa shprehet se ka folur me të së fundmi: “Personi më i famshëm në telefonin tim është Hemilton. Herën e fundit që fola me të ishte në 15 nëntor, ditë në të cilën ai më uroi për ditëlindjen mua.”, përfundoi ajo. PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeri Shehu paralajmëron këto shenja, ndikimi i këtij fenomeni do jetë i madh deri në 11 janar 2020
Artikulli tjetërIncident gjatë dasmës në familjen shqiptare, ja çfarë tentoi serbi