“Ka lëkundje tani”, gazetarja e përjeton tërmetin në lidhje ‘live’, ja si reagoi mesditën e sotme

Tërmeti me magnitudë 5.1 që ra sot në mesditë duke shkaktuar panik te qytetarët u ndie dhe u regjistrua live edhe në studion e “News24”.

Advertisements

Gazetarja Nisida Tufa ishte në një lidhje live me gazetarin Kelmetn Baçi, teksa ky i fundit po raportonte nga zona e plazhit në Durrës i cili është rrënuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lëkundja e fortë është ndjerë në studio (nga minuta 3:30 në video), por edhe në zonën ku po raportonte gazetari Baçi.

Advertisements

Gazetarja: Ka lëkundje të tjera tërmeti. Ka lëkundje tani.

Baçi: Ka lëkundje të forta tani, u ndje këtu në zonën e plazhit, në Durrës. Ekipi i shpëtimit vazhdon të qëndrojë aty.

Gazetarja: Ka pas përgjatë gjithë natës lëkundje të tërmetit, deri në 4.4 Rihter. Lëkundja e fundit është 5.1 i shkallës Rihter.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë vegjlit trokasin në dyert e bashkisë dhe dhurojnë derrkucët me kursime(Foto)
Artikulli tjetërDy ditë nën rrënoja, momenti i shpëtimit te 33 vjeçarit tek “Adriatiku”në Durrës